Aksident i frikshëm në Rrogozhinë/ ‘Honda’ futet poshtë trajlerit me targa malazeze

0

Rrogozhinë – Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme në aksin Rrogozhinë-Durrës, ku një mjet tip “Honda” është përplasur me një trajler me targa të Malit të Zi, e për pasojë shoferi është plagosur në kokë.

Sipas policisë, dyshohet se mjeti “Honda” ka qenë me shpejtësi tej normave dhe është përplasur me pjesën e pasme të trajlerit. Shoferi i plagosur është dërguar me ambulancë në Spitalin e Durrësit, teksa policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu