Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht, por për fat të mirë drejtuesi i mjetit ia ka dalë të shpëtojë gjallë.Një aksident është shënuar në rrugën e Arbrit, ku një mjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar”.
Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht, por për fat të mirë drejtuesi i mjetit ia ka dalë të shpëtojë gjallë. Kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin dhe e kanë nxjerrë jashtë mjetit.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit në spitalin e Traumës në Tiranë. E nga ana tjetër, Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit