Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku janë përfshirë katër automjete.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet “GLE” dhe makina të tjera luksoze, të cilat janë përplasur pranë ‘Pallatit me Shigjeta’. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale, por më i rëndë është fakti që shoferët e mjeteve dhe pasagjerët janë konfliktuar fizikisht me leva dhe mjete të tjera të forta.
Policia ka shoqëruar dy persona ndërsa të tjerët janë larguar me vrap sapo kanë parë uniformat blu.