Aksident i pazakontë, shoferi në Levan përplas 36 bagëti

0

Një aksident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Levan – Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një automjet ka përplasur 36 kokë bagëti të imta (dele), të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit.

Në vendngjaje ndodhet policia dhe grupi hetimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu