Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin rrugor Thumanë –Krujë. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orën 11:10, dhe në të janë një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” .
Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale për një grua rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”).
Po ashti bëhet me dije se janë lënduar dhe 2 qytetarë të tjerë, të cilët janë dërguar në spital.
Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.