Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lëzhë. Konkretisht në rrugën Lezhë-Milot pranë fshatit Gajush. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga InfowebTv, në aksident janë përfshirë tre automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën duke përfunduar në anë të ndryshme të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy fëmijë të cilët po udhëtonin në njërën nga makinat e përfshira në aksident. Të miturit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, gjendja e tyre raportohet të jetë e qëndrueshme.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.