Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Shëngjinit, ku bëhet me dije se janë përfshirë një autoveturë dhe një motoçikletë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës së mjetit nga motoçikleta.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motorit, por jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjajre dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.