Aksident i rëndë. Humb jetën shoferja 23-vjeçe, në gjendje kritike pasagjerja 22-vjeçe

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Levan, ku bëhet me dije se ka humbur jetën një vajzë e identifikuar si Anxhela Çapo, 23-vjeç.

Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja është gjetur rreth 400 m larg automjetit duke dëshmuar shpejtësinë e madhe të mjetit ku ajo po lëvizte. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë dhe 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kripa” dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga FaxNews mjeti ku po udhëtonin vajzat ka dalë nga rruga duke shkaktuar dhe fundin tragjik për 23-vjeçaren

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu