Aksident i rëndë, kamionçina përplas motorin, plagoset rëndë një person

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale “Krutje-Imshte’ në vendin e quajtur “Kthesa e Ngurrezë”. Mjetit tip kamionçinë ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i motoçikletës, Konstandin Sylari, është dëmtuar rëndë nga përplasja dhe është dërguar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i kamioncinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmange përplasjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu