Një aksident ka ndodhur mesnatën e sotme në aksin rrugor Librazhd Përrenjas, pranë fshatit Hotolisht
Si pasojë e përplasjes së fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Benz” kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve.
Fatmirësisht ndodhen jasht rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se lagështia e rrugëve ka qën shkaku kryesor i këtij aksidenti.