Aksident i rëndë! Makina me dy persona bie në lumë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rënë në lumë.

Mësohet se brenda automjetit që ka rënë në lumin e Arstit ndodheshin dy persona, të cilët janë plagosur dhe janë nisur drejt spitalit e Pukës për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu