Rama flet për shtyrjen e rritjes së pagave në administratë. Nuk është faji im!

0

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur spekulimeve se rritja e rrogave për punonjësit e administratës nuk do hyjë në fuqi brenda muajit prill, tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ai tha se nuk ka patur asnjë shtyrje të vendimit dhe se siç ka qenë planifikuar ligji për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi për muajin prill.

Por a shtoi se ligji është në Kuvend, ku ka një debat mbi rritjen e rrogave pasi deputetët kërkojnë që rritja fillimisht të bëhet për ta.

“Kanë dalë tani dhe thonë e shtyu Edi Rama ngritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur dhe të prillit ata i marrin tani në fillim të majit, sic ndahen.

E dyta, ka patur një debat sepse për gjithë rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam patur një debat. Ligji është në parlament.

Qeverisë dhe deputetëve duhet t’i rriten pagat të fundit fare, d.m.th vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputeteve dhe qeverisë le ti rriten pagat”, theksoi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu