Aksident i rëndë, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë

0

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Urës së Vjetër të Bunës.

79-vjeçari Nexhat Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se i moshuari i ka ndërprerë rrugën automjetit, raporton korrespondenti Klodian Zhivani.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.