Aksident i rëndë , makina përfundon në trotuar pas përplasjes

0

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë, pranë rrugës së Durrësit.

Si pasojë e përplasjes së dy mjerteve, njëra nga makinat, pas përplasjes ka përfunduar në trotuar dhe ka goditur njërën prej pemëve që gjendet në rrugën e këmbësorëve.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, shoferi është shoqëruar drejt spitalit për shkak se ka marrë disa plagë të lehta.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, pasi në momentin kur ka ndodhur aksidenti zona ka qenë mjaft e populluar.

Në vendngjarje janë edhe forcat policore, të cilat po kryejnë procedurat që çuan në këtë aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu