Aksident i rëndë! Makina përplas çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh

0

Një aksident është shënuar këtë mesditë në fund të Rrugës së Kavajës, ku një çift ka qenë duke kaluar rrugën së bashku me fëmijën. Ata janë dërguar menëherë në spital.

Një nënë së bashku me fëmijën është aksidentuar në Tiranë. Shoferi rezulton se drejtonte mjetin pa leje drejtimi, pasi ia kishin hequr patentën 3 javë më parë.

Shoferi është arrestuar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu