RUSI- Zyrtarët kanb thëne se një YouTuber britanik është arrestuar në një qendër hapësinore të kontrolluar nga Rusia në Kazakistan.
Sipas BBC, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos ka thënë se Benjamin Rich, i njohur për kanalin e tij të udhëtimit “Bald and Bankrupt”, u mbajt pranë një platforme lëshimi në Kozmodromin Baikonur. Dmitry Rogozin tha se Rich po hetohej për “akte të paligjshme”.
Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim e Mbretërisë së Bashkuar tha se po hetonte raportet. Një grua e quajtur Alina Tseliupa dhe e raportuar se ishte nga Bjellorusia u kap gjithashtu. Të dy po mbaheshin në departamentin e punëve të brendshme në Baikonur, rreth 1,100 km (680 milje) në jugperëndim të kryeqytetit të Kazakistanit Nur-Sultan.
Kanali i Rich në YouTube, ka më shumë se 3.5 milionë abonentë. Videoja më e fundit e postuar më 24 prill është filmuar në Siri.