TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Mësohet se nëj person me iniciale A.B duke drejtuar makinën ka përplasur dy fëmijë. Të miturit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.
Njoftimi i Policisë:
Tepelenë- Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.