Aksident i rëndë/ Makina përplas motorin, plagoset një 35-vjeçar

0

Një automjet tip “Benz” ka përplasur nga pas një motoçikletë, me të cilën udhëtonte një turist, në aksin drejt Beratit.

Si pasojë e përplasjes së fortë, shtetasi i huaj, 35 vjeç, drejtues i motoçikletës, ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i motoçikletës dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas është goditur nga pas nga automjeti tip “Benz”.

Megjithatë, do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkaqet e plota të aksidentit.