Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit ka mbetur një person i plagosur.
Mësohet se janë përplasur mes tyre një automjet dhe një motor, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit, A.M., i cili është nisur menjëherë në Spitalin e Durrësit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Policia, e ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat për marrjen në pyetje drejtuesin e mjetit, A.M., ndërsa ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë për aksidentin
“Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. M., ka goditur një motomjet me drejtues shtetasin A. M, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.
(E.H/Dosja.al)