Aksident i rëndë/ Makina përplas një person, rëndë në spital

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafe-Gjashtë të Sarandës, ku një person është përplasur nga një makinë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë, teksa raportohet të ketë humbur gjymtyrët.

“Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar. Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu