Aksident i rëndë, motori bëhet copash pas përplasjes me automjetin

0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te “Kryqëzimi i Shëngjinit”. Në aksident janë përfshirë një foristradë tip ‘Mitsubishi’ dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes motori është shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për  të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu