Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier, ku një motomjet përplasi për vdekje një këmbësor.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se viktima është 77-vjeçari Hakim Maledhi.
Fillimisht si drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital.
Por më pas u raportua se 77-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.