Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, 6 persona në spital mes tyre edhe një 11-vjeçare.
Ngjarja ndodhi në fshatin Xibrakë.
Automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.
Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.