Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd. Vdes shoferi furgonit, plagosen 4 pasagjerë të autobuzit

0

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Prrenjas- Qafëthanë.

Mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Qani Beqo, rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Qani Beqo, si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Prrenjas/ Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu