Aksident i rëndë në aksin, Elbasan-Peqin/ motori përplaset me makinën, plagoset 25-vjeçari

0

H. Zh, 25 vjeç ka qënë duke drejtuar motorin“Honda” kur është përplasur me O. Zh., 30 vjeç.

Drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta e si pasojë është dërguar në spitalin rajonal të  Elbasan ku ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.12.2021, rreth orës 16:20., në aksin rrugor rural Peqin – Hasmashaj, motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç. Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili ndodhet në spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu