KORÇË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një person ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në në afërsi të fshatit Zemblak ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka humbur jetën një grua që ishte pasagjere në një nga automjetet e aksidentuara.