Aksident i RËNDË në aksin Lushnjë-Berat! 23-vjeçari niset drejt spitalit të Traumës

0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.

Një 23-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij ka dalë nga rruga. .

I riu është transportuar fillimisht në spitalin e Lushnjës, ku pasi ka marrë ndihmën e parë, është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve mjeti që ai drejtonte ishte marrë me qira.

Dalja nga rruga e mjetit ka ndodhur në rrethrrotullim, ndërsa është shkatërruar edhe mbrojtësja anësore metalike e rrugës.

Nuk janë zbardhur ende shkaqet e vërteta të aksidentit, por policia po punon dokumentin e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu