BERAT– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘Çelepis’. Mjeti tip Fuoristradë ‘Tuareg’, i drejtuar nga Arlind Muçogllava ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë. Ky i fundit është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.
Kanë qënë forcat zjarrëfikëse ato të cilat kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga mjeti të moshuarin. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.