Aksident i rëndë në Bilisht/ Automjeti përplas motomjetin, plagosen burrë e grua

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Bitinckë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motor. Ata janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu