Aksident i rëndë në bjeshkët e Strellcit, vdes një person! Dy të plagosur dërgohen me urgjencë drejt spitalit

0

Një person ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti në fshatin Strellcë të Komunës së Deçanit.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në lidhje me këtë aksident tragjik.

“Ju informojmë se me datën 4 shtator 2022, rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetëaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit. Si pasojё e aksidentit lëndime trupore kanё pёsuar i dyshuari dhe dy persona tё tjerё, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё. Nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejё”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është thënë se “deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkёt e Strellcit nё drejtim tё fshatit Strellc-Deçan, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu