Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës me pasoje vdekjen e një personi. Një makinë që drejtohej nga një 44-vjeçare, ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).
Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.