Aksident i rëndë në Elbasan, drejtuesi i çiklomotorit shoqërohet me urgjencë në spital

0

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rreth rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, në afërsi të fshatit Katund i Ri.

Sipas burimeve paraprake nga policia, një automjet tip Benz ka përplasur një çiklomotor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Ngjarja ndodhi në rrethana që janë ende duke u hetuar nga grupi hetimor.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe një autoambulancë, e cila transportoi të plagosurin në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.