Aksident i rëndë në fshatin Dardhë/ Makina del nga rruga, plagosen çifti i bashkëshortëve. Guaja në gjendje kritike

0

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë- Dardhë. Raportohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në makinë ishin një çift bashkëshortësh, të cilët janë dëmtuar, ndërsa dyshohet se në gjendje më të rëndë shëndetësore është gruaja.

Ndërkohë, në vendgjarja kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 13:35, në aksin rrugor “Korçë-Dardhë”, pranë pistës së skive, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., pasagjere në mjet, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu