Aksident i rëndë në Gjirokastër – Tepelenë, makina bie nga lartësia

0

Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër – Tepelenë.

Në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin duke për pasojë ka rënë nga lartësia. Dyshohet se për shkak të shpejtësisë janë thyer edhe barrierat mbrojtëse në krah të rrugës.

Sipas raportimeve të para bëhet me dije se brenda makinës është shoferi me shenja jete por është e pamundur që të nxirret trupi i tij për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar automjeti.

Ambulanca dhe policia janë nisur menjëherë në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu