Aksident i rëndë në Greqi, makina ndalon në mes të rrugës, lëndohet 60-vjeçari shqiptar

0

GREQI- Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në kilometrin e 148 të rrugës Jonike, në zonën e Artës ku ka mbetur i lënduar një shqiptar.

Sipas mediave vendase, një fuoristradë kishte ndaluar në rrugë për arsye të panjohura ku një mjet tjetër që udhëtonte në rrugë është përplasur me të duke bërë që ai të devijojë dhe të përplaset me parmakët e Jonit.

Si pasojë janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit 60-vjeçar me origjinë shqiptare dhe pasagjerja e tij femër. Nga ana e Departamentit të III-të të Rrugëve Rrugore po kryen hetimet paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu