Aksident i RËNDË në Greqi! Ndërron jetë 39-vjeçarja shqiptare

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku ka humbur jetën një 39-vjeçare shqiptare.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Korfuz, ku e reja ka qenë duke drejtuar makinën, por papritur ka humbur kontrollin duke dalë jashtë saj. Ajo është përplasur me një shtyllë që ndodhej në anë të aksit, duke marrë plagë të rënda që rezultuan fatale.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa shqiptarja humbi jetën në vendngjarja, por gjithashtu trupi mbeti i bllokuar në makina dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

Drejtoria e Policisë Jugore të Korfuzit po kryen një hetim paraprak për zbardhjen e rrethanave të sakta të aksidentit rrugor .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu