Aksident i rëndë në Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi, 20 të vdekur, 40 të plagosur

0

ITALI-Një aksident jashtëzakonisht i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Venecia. Një autobus u rrëzua nga mbikalimi i Rizzardit në Mestre. Ngjarja ka ndodhur pas orës 19:30 ku shënohen deri tani 20 viktima dhe 40 të plagosur, sipas Corriere Della Sera.

Autobusi doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit, pas rrëzimit nga disa metra. Autoriteti Shëndetësor i Venecias ka thirrur protokollin e “urgjencës së jashtëzakonshme”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu