Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 44-vjeçari shqiptar!

0

Një aksident i rëndë rrugor në Itali i ka marrë jetën një emigranti shqiptar nga Durrësi që jetonte në Itali prej vitit 2010.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve, duke rezultuar fatale për jetën e 44-vjeçarit Eduart Shaka.

Sipas raportimeve të mediave italiane, aksidenti u shkaktua nga një automjet i drejtuar nga një shtetas italian, i cili dyshohet se po lëvizte në korsinë e kundërt.

Shaka, i cili po udhëtonte me një “Fiat Punto”, u gjet jashtë makinës së tij pas përplasjes.

Hetimet paraprake tregojnë se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, një faktor që mund të ketë përkeqësuar pasojat e përplasjes.

Drejtuesi i automjetit tjetër, një “Volkswagen Golf”, ka mbetur me lëndime të lehta dhe aktualisht ndodhet nën hetim për rolin e tij në shkaktimin e aksidentit.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu