Aksident i rëndë në Itali, humb jetën shqiptarja

0

ITALI – Një 73-vjeçare shqiptare, e cila u godit nga një makinë të martën e 30 prillit në Corso Cavour në Kremona, ka humbur jetën në spital.

Sipas medieve italiane, gruaja kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë.

Kur mbërriti ndihma, gjendja e saj dukej kritike dhe sapo mbërriti në spitalin Maggiore, mjekët zbuluan një hemorragji shumë të rëndë në tru. Operacioni, të ciliu iu nënshtrua, fatkeqësisht rezultoi i kotë.

Punonjësit e policisë lokale kanë hetuar dinamikën e aksidentit, e cila ende nuk bëhet e ditur.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, e moshuara ndodhej në një vendkalim për këmbësorë kur u përplas nga makina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu