Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj nga Kosova

0

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:45 një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, në autostradën midis Bressanone dhe Chiusa ku dy shqiptarë nga Kosova humbën jetën.

Viktimat janë dy të rinj, 19 dhe 29 vjeç, ku njëri prej tyre është identifikuar dhe nga familjarët si Driton Sadikaj nga Deçani.

Viktima tjetër është nga Malisheva, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve italiane, një kamion i vogël është përplasur me një kamion të ndalur, duke shkaktuar vdekjen e të dyve.

Të rinjtë ishin të punësuar në një kompani ndërtimi në Tirolin Jugor.

Një person tjetër mbeti i plagosur rëndë gjatë aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ekipi mjekësor dhe policia rrugore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtohet jeta e viktimave.