Aksident i rëndë në Kosovë, 4 të plagosur

0

Një aksident i rëndë  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Prishtinë-Pejë, ku dy makina janë përplasur  me njëra -tjetrën.

Mediat në Kosovë raportojnë se si pasojë katër persona janë plagosur.

  1. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë me dije se  policia është duke u marrë me këtë aksident.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu