City dhe Leipzig shkojnë në 1/8-at e Championsit

0

Manchester City ka fituar në Serbi ndaj  Crvena  Zvezda me rezultatin 2-3. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, me një gol tepër të bukur nga Hamilton në minutën e 19’. Në pjesën e dytë   City  gjeti rrjetën, me Bobb i cili shënoi në minutën e 62’. Serbët shënuan golin e vetëm në minutën e 76’ me anë të Beom.

Në minutat e fundit , City shënoi edhe golin e tretë me anë të Kalvin Philips. Ekipi serb shënoi golin e dytë në minutat shtesë.Me këtë fitore, Manchester City e mbyll në vendin e parë me pikë të plota, ndërsa Ylli i Kuq në vendin e fundit me 1 pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Leipzig dhe Young Boys përfundoi me fitoren 2-1 të gjermanëve. Ashtu si ndeshja e City, edhe kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, pasi verdiktet ishin ndarë. Leipzig i bashkohet Cityt për të vazhduar rrugëtimin në Champions League, ndërsa Young Boys do të luajë në Europa League.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu