Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Rrile-Talë, në Lezhë.
Mësohet se një motor ka përplasur dy këmbësorë, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Lezhës.
Burime bëjnë me dije se të lënduarit janë jashtë rrezikut.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.