Aksident i rëndë në Lezhë, një i vdekur

0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje te mbikalimi Ishull-Lezhë, ku një automjet tip Benz është përplasur me një motor.

Për pasojë, drejtuesi i motorrit ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu