Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas dhe “fluturon” për disa metra këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

0

Një tjetër aksident është regjistruar sot në Maliq, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Këmbësori është banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin.

Përplasja ka qenë e fortë ndërsa i plagosuri ka përfunduar më tepër se 15 metra larg rrugës në asfalt.

Sipas burimeve në vendngjarje bëhet me dije se ambulanca ka vajtur me vonesë duke rënduar edhe gjendjen e të plagosurit.

Ai po transportohet në spitalin e Korçës, ndërsa ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu