Aksident i rëndë në Meksikë/ Trupat e viktimave të shtrirë në rrugë, të paktën 54 të vdekur

0

Të paktën 54 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur pasi një kamion u aksidentua në jug të Meksikës.

Sipas raportimeve të fundit më shumë se 150 njerëz besohet të ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, u përplasën me një kamion.

Fotografitë e aksidentit shfaqin viktimat të shpërndara në rrugë ndërsa autoritetet mbuluan trupat e viktimave me çarçafë të bardhë, raporton BBC. Ky është një prej aksidenteve më të rënda në Meksikë. 49 njerëz u konfirmuan të vdekur në vend-ngjarje dhe pesë të tjerë vdiqën në spital.

Diku 105 pasagjerë (83 burra dhe 22 gra) mbetën të plagosur nga aksidenti tragjik.