Aksident i RËNDË në Mirditë/ U përplas me motor, 46-vjeçari përfundon tek Trauma

0

Një 46-vjeçar është plagosur rëndë pasi për shkak të humbjes së kontrollit, motori që drejtonte ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

46-vjeçari i identifikuar me inicialet R.K., u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek R. K., 46 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu