Aksident i rëndë në “Myslym Shyr”, përfshihen tre makina, disa persona të plagosur

0

Tiranë – Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur në Tiranë, në hyrjen e rrugës që të çonë nga zona e “21 Dhjetorit” në drejtim të “Myslym Shyrit”. Tre mjete janë përfshirë në kryqëzim, ndërsa shoferët dhe pasagjerët janë nxjerrë me vështirësi.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, ndërkohë që është kërkuar me urgjencë ambulanca. Deri tani, mësohet se një shoferë është i plagosur rëndë, ndërkohë dy persona të tjerë janë në gjendje stabël.

Një prej shoferëve të përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja, duke brakstisur mjetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu