Ish-ministri Arben Ahmetaj ka folur sot për herë të parë për ish-vartësen e tij Alda Klosi, e cila ndodhet pas hekurave për fshehje të pasurisë.
I ftuar në ‘Opinion’ Ahmetaj tha se me Klosin kishte pasur marrëdhënie pune korrekte, ndërsa telefonata e fundit me të ishte në tetor.
“Jo nuk është e vërtetë! (Se ka telefonuar) E dija që kryeministrit i bëre 2 pyetje. Heqja e vëmendjes është instrument. Jo nuk është e vërtetë që ka qarkulluar emri im. Janë dy-tre media. S’të kërkova ndihmë. sa i përket personit në fjalë, Alda Klosi, s’jam te historia; përgjegjësi a është personale, se ajo është përgjigja e fundit. Erdhi nga Ujësjellësi i Tiranës, ka shkuar te Ministria e Financave, dhe ka qenë vetëm 9 muaj aty. Në sytë e mi ka qenë një punonjëse korrekte. Ka qenë gjithçka zyrtare, kam folur vetëm në herë në telefon diku nga fillimi i tetorit. I pyesja ‘ça bëni? ku keni nisur punë?’. Sugjerimi im ka qenë; ndiq procedurën ligjore dhe denonco. Sot ajo është para përgjegjësisë, e ka përgjegjësi para drejtësisë. I uroj që t’ja dalë.”, tha ai.