Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën 32-vjeçari

0

 

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shoferi i cili shkaktoi aksidentin. Sipas uniformave blu në pranga ka rënë E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Ky i fundit sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu